RKK Korçë gjatë punës për restaurimin e elementëve të veçantë të fasadës në ndërtesën monument kulture “Muzeu Arkeologjik”
Punimet konsistojnë në riparimin e suvatimeve të munguara, rifugatimin e pjesëve të degraduara, zëvendësimin e fashaturave të drurit në dritare, lyerjen e sipërfaqeve të suvatuara të fasadës, pastrimin e gurëve, në riparimin e strehëve të çatisë si dhe trajtimin e elementëve të drurit si dyer dhe dritareve, riparimin e ballkonit në veshjen me dërasa të pjesës së poshtme të ballkonit.

Ndërkoha puna vazhdon të jetë në proçes…