Në fund të 30 muajve të ardhshëm, edhe ana shqiptare e liqenit të Ohrit do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e UNESCO-s, për t’u mbrojtur me ligj dhe ruajtur si pasuri dhe trashëgimi kulturore dhe natyrore.

Në Tushemisht të Pogradecit është prezantuar projekti më i ri që do të synojë përgatitjen e dosjes së nominimit dhe rehabilitimet fizik të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të liqenit , në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues nga UNESCO dhe Ministria Shqiptare e Kulturës, ajo e Mjedisit si dhe përfaqësues nga pala maqedonase.

Ministria e Kulturës u përfaqësua nga Znj. Zhulieta Harasani, Drejtore e Pёrgjithshme, Drejtoria e Pёrgjithshme e Planifikimit Strategjik pёr Trashёgiminё dhe Diversitetin Kulturor dhe nga përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korcë.

Liqeni i Pogradecit është një nga liqenet më të vjetra në rajon dhe qëllimi i këtij projektit është të përcaktojë kërcënimet më të mëdha që ndikojnë mbi këtë trashigimi kulturore dhe natyrore, bashkëpunimi, përforcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërkufitare, duke evidentuar dhe rruajtur secili rajon vlerat e veta. Zgjatja e këtij projekti është 36 muaj dhe financohet nga fondet e BE me një kontribut prej 2.4 mln USD dhe 10% Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit.

Projekti gjithashtu ka për qëllim të mbështesë autoritet vendore në proçesin e mbrojtjes së Trashigimisë Kulturore Botërore dhe në veçanti përfshirjen e Shqipërisë në të.