29-Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore synon ruajtjen, promovimin e vlerave të Trashëgimisë si dhe ndërgjegjësimin e publikut për potencialet që përbën dhe paraqet kjo trashëgimi.Në këtë ditë aktivitetet synojnë të promovojnë vlerat e Trashëgimisë Kombëtare si pjesë e Trashëgimisë së madhe Evropiane.Në kuadër të kësaj dite DRKK-Korcë organizoi një aktivitet me Miqtë e Monumentit në Baziliken e Linit, ky aktivitet synoi te promovonte vlerat, ndërgjegjësimin,ruajtjen e trashëgimisë kulturore si pjesë integrale e identitetit tonë kombëtar. Në këtë ditë specialistet e DRKK Korcë mbajten nje orë të hapur mesimi me nxenesit në Baziliken e Linit dhe në Kalanë e Gradishtes në Pogradec. Gjate aktiviteti u prezantuan vlerat kulturore të ketij rajoni nëpërmjët broshurave dhe fletepalosjeve të përgatitura për këtë ditë.